Ekskluzive/’Zbërthehet’zonja që bashkëpunoi me trafikantët: Morën nënën, vajzën ma lanë mua’

14 Qershor 2022, 18:57 | Përditesimi i fundit: 2022-06-14 19:41:57

 

20 vite nga zhdukja e Klementina Çekiçit nga Pogradeci, vjen për herë të parë dëshmia tronditëse. 40-vjeçarja u zhduk bashkë me të bijën 2-vjeçare shkurtin e vitit 2002, duke lënë pas dhe një tjetër vajzë të mitur. Një vit pas kësaj ngjarje, kur shpresat për nënë e bijë ishin shuar, policia gjen vogëlushen në një banesë të qytetit të Fierit, ku jetonte një zonjë me emrin, Antoneta. Kjo e fundit në intervistën ekskluzive dhënë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV tregon me detaje, sesi dy persona i lanë në përkujdesje vajzën, kundrejt 10 mijë lekë në muaj, duke ia dorëzuar në një rrugicë të qytetit të Fierit. Ajo thotë se u kujdes për vajzën, por nuk mësoi dot se ku kishte përfunduar e ëma.