Në skype nga Italia me psikoterapistin Elton Kazanxhi, flasim për hipnozën si terapi për probleme të ndryshme shëndetësore. Si ta përdorim hipnozën për problemet e ankthit dhe stresit?
Të gjithë e kanë dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që e dinë kuptimin dhe përdorimin si terapi në shëndetësi. Fjala hipnozë vjen nga greqishtja e vjetër ‘Hypnos’, që ka kuptimin fjetje- gjendje gjumi. Hipnoza është një gjendje e veçantë në të cilën vëmendja dhe shkalla e përqendrimit si dhe e sugjestionimit është shumë e lartë. Hipnoza e ka zanafillën para mijëra vjetësh dhe është përdorur që në kohët e hershme nga njerëzit në Egjiptin e vjetër. Përdorimi i hipnozës në mjekësi nisi me mjekun austriak Franc Antuan Mesmer, në shekullin e XVI. Kjo metodë fitoi një famë të madhe duke i mjekuar njerëzit me një mënyrë te panjohur më parë. Gjithashtu Frojdi e përdori hipnozën për t’i kthyer pacientët në të kaluarën si dhe për kurimin e shqetësimeve të ndryshme psikologjike. Në ditët e sotme hipnoza ka fituar popullaritet dhe njihet me ligj si një mënyrë mjekësore dhe shkencore për trajtimin e sëmundjeve te ndryshme.