Ëmbëlsirë e përsosur me niseshte dhe bajame nga zonja Albana

12 Nëntor, 11:29 | Përditesimi: 12 Nëntor, 11:29

Ëmbëlsirë me niseshte e bajame

Përbërësit:

  • 350 gr niseshte
  • 300 gr sheqer
  • 1 litër ujë
  • 4 lugë gjalpë të shkrirë
  • 80 ml vaj ulliri
  • 80 gr bajame të pjekura

Për pjesën e sipërme:

  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë çaji sheqer

Përgatitja:

Në një tenxhere vëmë të ziejë gjysmën e ujit me sheqerin dhe vajin. Në pjesën tjetër të ujit tretim mirë niseshten. Sapo uji të fillojë të vlojë, shtojmë dalëngadalë përzierjen e niseshtes duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri në temperaturë të ulët, derisa masa të trashet. Shtojmë gjalpin dhe bajamet dhe e përziejmë mirë. E derdhim masën në tepsi të lyer me gjalpë. Në fund përziejmë pak niseshte me kos dhe e lyejmë sipër që të mos çahet gjatë pjekjes. Spërkasim pak sheqer sipër për efekt karamelizimi dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200–220°C derisa të marrë ngjyrë të artë (rreth 25–30 minuta).

MC/Shqiptarja.com