Ëmbëlsirë krokante me fruta pylli nga zonja Vjollca

14 Shtator 2020, 11:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-14 11:31:51

Ëmbëlsirë krokante me fruta pylli

Përbërësit

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

100 gr gjalp ( I ftohtë)

1 vezë

100 gr sheqer dhe dy lugë të tjera

lëkurë e 1 limoni

200 gr fruta pylli të ( ngrira)

sheqer pluhur

Përgatitja:

Vendosim në një tas miellin dhe 1 lugë caji pluhur pjekës si dhe gjalpin e ftohtë në kubikë. E përziejmë me duar duke fërkuar me miellin dhe gjalpin deri sa gjalpi të shpëlahet dhe të na formohet  një masë e thërrmuar. Shtojmë në të vezën, sheqerin dhe lëkurë limoni vazhdojmë përsëri përzierjen. Lyejmë me yndyrë 1 tavë me diametër 20 cm vendosim letër pjekje dhe ½ e masës së brumit të thërrmuar e nivelojmë në tavë. Tek frutat e pyllit të ngrira shtojmë 2 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë caji miell I përziejmë dhe I shtojmë mbi bazën e brumit në tepsi por jo deri në fund e lëmë 1 cm brumin bosh rreth e qark tavës. Pra shtojmë frutat në një diametër 18 cm mbulojmë frutat me brumin e mbetur duke niveluar mirë mbi të gjtihë sipërfaqen. Vendosim tavën në furrë të piqet në temperaturë 180 gradë Celsius për 10 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohte dhe e vendosim në sheqer pluhur në fund para se ta servirim. Shënim: D o të shkonte shumë me kumbulla, pjeshkë, kajsi por edhe më recel.