Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos nga zonja Albana

3 Qershor, 11:02 | Përditesimi: 3 Qershor, 11:02

Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos

Përbërësit:

  • 20 gr xhelatinë me shije luleshtrydheje pa sheqer
  • 300 ml ujë i ngrohtë
  • 200 gr kos i kulluar
  • 200 gr luleshtrydhe të freskëta
  • Fara chia

Përgatitja:

Tretni pluhurin e xhelatinës në ujin e ngrohtë duke e përzier mirë derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni përzierjen të ftohet për 10–15 minuta. Shtoni kosin dhe përziejeni derisa masa të bëhet e lëmuar dhe homogjene. Prisni luleshtrydhet në copa të vogla dhe shtojini në masë duke i përzier lehtë. Sipas dëshirës mund të hidhni dhe fara chia. Hidheni përzierjen në gota ose kupa servirjeje. Vendoseni në frigorifer për 3–4 orë derisa ëmbëlsira të mpikset plotësisht.

MC/Shqiptarja.com