Embëlsirë pudingu me portokall nga zonja Albana

27 Janar, 11:17

Embëlsirë me portokall

Përbërësit:

  • 2 portokalle
  • 300 ml lëng portokalli
  • 600 ml qumësht
  • 100 gr niseshte
  • 270 ml qumësht të kondensuar

Për karamelizim:

  • 1 portokall në feta
  • 100 ml lëng portokalli
  • 100 gr sheqer

Përgatitja:

Marrim lëngun e dy portokajve nga shtrydhja, i përziejmë me një tel guzhine, shtojmë të gjithë përbërësit njëra pas tjetrës vazhdimisht duke i trazuar. I kalojmë në proces termik. Kur të fillojë të trashet masa largojmë tenxheren dhe e ndajmë masën nëpër gota. Marrim një tigan shtojmë sheqer që ta karamelizojmë. Shtojmë masën e lëngut të portokallit dhe fetat e portokallit. Kur të karamelizohen i vendosim sipër pudingut.