Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Prill 2025 – Receta/ Studimi mbi Gjeneratën Z dhe internetin/Rregullat në tren

11 Prill, 13:29 | Përditesimi: 11 Prill, 13:29

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mëngjes i shpejtë me produkte sallamerie /Patate me perime në furrë/ Tavë me pulë dhe oriz në furrë

 

Në Shqipëri, shpesh flasim për të rinjtë, për ndryshimin e mënyrës se si ata jetojnë, komunikojnë apo konsumojnë informacion, por rrallëherë kemi pasur në dorë të dhëna të sakta për të kuptuar më thellë se çfarë i karakterizon ata, veçanërisht kur bëhet fjalë për Gjeneratën Z. Ky brez, i lindur pas vitit 1997, po rritet në një realitet krejtësisht të ndryshëm nga brezat e mëparshëm — një realitet i dominuar nga teknologjia, rrjetet sociale dhe ndërveprimi dixhital. Prof.dr Ili Yzeiri solli në studio të dhëna interesante për këtë brez, një studim i parë të këtij lloji në Shqipëri, i mbështetur nga AMA, që hedh dritë mbi sjelljet dhe përdorimin e internetit nga Gjenerata Z. Çfarë kërkojnë, si mendojnë dhe si ndërveprojnë të rinjtë shqiptarë në botën online?

Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit. Folëm për rëndësinë e nismës Treni po vjen, për informimin e qytetarëve, nxënësve, udhëtarëve dhe për gjithçka që duhet të dijë publiku për këtë projekt, si edhe per stacionet ekzistuese apo edhe të reja. Linja pritet të jetë funksionale në fund të këtij viti për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave, duke hapur një epokë të re për transportin publik në Shqipëri.

I.M/Shqiptarja.com