Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Nëntor 2026, Receta / Mungesa e Magnezit / Vlerat e Hideve

11 Nëntor, 15:58 | Përditesimi: 11 Nëntor, 15:58

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fokaçe me ullinj dhe domate / Thjerëza malësie me gështenja / Sallatë me lakër.

Lodhja e vazhdueshme, ngërçet muskulore, pagjumësia, nervozizmi dhe mungesa e energjisë janë shqetësime që shpesh ia atribuojmë stresit dhe ritmit të ngarkuar të jetës. Por, a mund të lidhen këto simptoma edhe me mungesën e magnezit në organizëm? Magnezi është një mineral thelbësor, i cili luan rol të rëndësishëm në funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor, prodhimin e energjisë, shëndetin e kockave dhe shumë procese të tjera jetike. Por cilat janë shenjat që mund të tregojnë mungesën e magnezit? Si mund ta kuptojmë nëse organizmi nuk po merr sasinë e nevojshme? A mjaftojnë analizat e zakonshme të gjakut për të vlerësuar nivelin e tij? Nëse kemi mungesë magnezi, a duhet t'u drejtohemi menjëherë suplementeve apo mund ta plotësojmë nevojën e organizmit përmes një ushqyerjeje të ekuilibruar? Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për rëndësinë e magnezit, shenjat e mundshme të mungesës së tij, format e ndryshme të suplementeve që gjenden në farmaci, mënyrën e duhur të përdorimit dhe ushqimet që janë burime të pasura të këtij minerali.

Sot do të ndalemi gjithashtu te një frut që shpesh nuk merr vëmendjen e merituar, por që mbart vlera të shumta ushqyese dhe përfitime për shëndetin: hidet. Sa i njohim në të vërtetë këto fruta, përtej shijimit? Çfarë vlerash ushqyese përmbajnë, si ndikojnë në organizmin tonë dhe çfarë roli mund të kenë në një stil jetese të shëndetshëm? Për të zbuluar më shumë rreth vetive të tyre dhe përfitimeve që mund të sjellin për shëndetin, flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

MC/Shqiptarja.com