Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 13 shkurt 2023)

13 Shkurt 2023, 15:06

Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: SAPUNI E BARDHË (Embëlsirë e traditës Çame) dhe TAVË QENGJI ME KOS.

Duket se do të jetë një javë e mbarë  për shenjat, të cilat do të kenë mundësinë të kërkojnë rritje në profesionet e tyre por nga ana tjetër astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” tha se duhet të tregojnë tepër kujdes në dashuri, pasi disa keqkuptime mund të shkëpusin lidhje disa vjeçare. Por si do të jetë java (13-19 shkurt) për të gjitha shenjat e zodiakut?

“Duhet të kemi shumë kujdes dhe fokusin më të madh duhet ta kemi tek dashuria. Jo për shkak të datës së të dashuruarve por sepse çdo gjë që ndodh tani dhe me atë 15, 16 duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të prishim një lidhje prej 3 vitesh. Arsyet janë keqkuptime dhe keqinterpretime. Vëmendje shumë të madhe duhet të kenë të shenjës së Dashit, Akrepit dhe Gaforres sepse kanë shumë çështje të pazgjidhura dhe me të drejtën e tyre duan t’I zgjidhin. Arsyeja e këtyre gjërave është sepse disa fjalë të huazuara është një problem shumë I madh dhe duhet pasur kujdes. Ndërsa në çështjet ekonomike virgjëresha e 10-ditëshit të dytë dhe Luanët e 10-ditëshit të parë kanë shanse shumë të mëdha në çështje ” tha astrologu Jorgo Pulla.

Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Shpesh kockat preken nga një sërë sëmundjet si osteoporoza dhe artriti që duket se janë më të përhapurat. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja ndau disa nga sëmundjet krysore që prekin kockat dhe shpjegoi shkaktarët e tyre.

Ndonjëherë bëhet e vështirë diagnostimi me sëmundjet e ndryshme që prekin kockat. Specialisti I bimëve Ylli Merja u shpreh se ka disa simptoma kryesore për dhimbjet e kockave si.

Vështirësi në ecje ose ulje dhe ngritje, kërcitje kockash gjatë ulje ngritjeve, ngurtësimi i një gjymtyre në ecje, dhimbje deri në lëndim të kockës, nyje të deformuara ose të skuqura.

Ndër të tjera ai u ndal edhe artriti, si një ndër sëmundjet e kockave më të përhapura. Ylli Merja tregoi se cilat janë shkaqet e artritit.

Ndërsa sygjeroi këto dy receta të thjeshta që mund t’i realizoni vet në kushte shtëpie që do t’ju ndihmojnë për të kaluar lehtësisht dhimbjet që shkaktojnë sëmundjet e kockave: