Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 15 shkurt 2023)

15 Shkurt 2023, 14:25

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me pure patate dhe sallam turist, spinaq në furrë me gjizë dhe vezë dhe supë krem me lulelakër.

Në studion e Rreze Dielli ishte i ftuar aktori Vasjan Lami, 45 vite në skenë me mbi 80 role, aktori tregon pasionin e tij për artin si regjisor dhe aktor. Së fundmi sjell në skenën shqiptare komedinë franceze “La Baby sitter” ku do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Genc Fugën dhe Andia Xhungën. Ndërsa kthehet në kohë për të kujtuar karrierën e tij të gjatë, miqtë aktorë dhe rolet e shumta.

Ndër të tjera, ai foli edhe për jetën e tij familjare, njohjen me bashkëshorten në teatër dhe jetën e tyre sëbashku deri më tani. Në një lidhje skype me Maria Gabriella Sulejmani, e cila njihet si “çamja nga Durrësi”, ajo është ndër të parat shqiptare që është bërë e famshme me videot në TikTok. Ajo ndiqet nga shumë njerëz dhe merr pafund komente. Maria aktualisht jeton në Gjermani dhe punon tre punë për të rritur djalin e saj e vetme.