Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 19 janar 2023)

19 Janar 2023, 16:52

Dora Koka është stilistja shqiptare e cila punon për firmat më të mëdha të modës në botë. ‘Givenchy’, ‘Armani’, ‘Gucci’,’Prada’ dhe Versace janë disa nga market që ajo ka punuar dhe punon prej 20 vitesh në Itali. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu për punën e saj me vipat më të famshëm botëror dhe kapriçot e tyre në punë.

Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023, përfitimet dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio. Intervistën e plotë e gjeni në kanalin e youtube “Rreze Dielli”

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër në furrë me perime/ Supë me mish pule dhe makarona fidhe/ Speca turshi