Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 20 janar 2023)

20 Janar 2023, 13:38

Grimi për vajzat dhe gratë është tepër i rëndësishëm. Por shpesh teknikat e përdorura mund të jenë të gabuara. Si duhet të jenë këto teknika për vajzat dhe gratë, që të shmangin gabimet gjatë grimit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” grimieria Enxhi Kolndreu dha disa këshilla tepër të vlefshme.

Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh me adoleshentët dhe si mund ta luftojmë këtë fenomen. Për këtë çështje në studion e “Rreze Dielli” foli arlinda çausholli , gazetare / publicist, Altin Joka nutricioniste dhe psikologia shkollore Orgesa Qosja. Po ashtu dy vajza në moshë shkollore, treguan eksperiencat e tyre personale me bullizmin e përjetuar në shkollë dhe si i kanë bërë ballë atij.

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri, Pite në tigan me qepë të njoma, Qofte me polenta