Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 20 shkurt 2023)

20 Shkurt 2023, 15:04

Zonja Albana solli një recetë plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë ne petë  dhe supë me karrota dhe patate dhe.

Në studio me astrologun Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimin për 12 shenjat e zodiakut për javën nga data 20-26 shkurt.

Do të jetë fundi i vështirësive kjo javë sipas astrologut Jorgo Pulla. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ai bëri parashikimin për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 shkurt, ndërsa këshilloi shenjat e Demit, Luanit dhe Akrepit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj jave.

“Është një fillim jave me energji shumë pozitive duke pasur parasysh që kemi ndikimin e hënës së re në shenjën e peshqëve, ku ndikohen dhe virgjëreshat sepse peshqit kanë përballë virgjëreshën. Fundi i muajit do të jetë fundi i vështirësive. E mëkura, e enjta, e premtja duhet pasur shumë kujdes sepse do të kemi probleme në media, çështje elektriciteti etj. Do të ketë një trekënësh planetesh që do të preki disa shenja, më shumë preken Demi, Luani dhe Akrepi” tha ai.

Gastriti është një patologji shumë e përhapur dhe ekzistojnë një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e tij. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla që çdo person që vuan nga kjo patologji duhe t’I dijë.

Sipas tij, në fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga gastritis, këto janë simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje:

“Aciditet i shtuar në stomak, dhimbje në pjesën midis brinjëve, dhimbje stomaku para drake gromësira të tharta, fryrje abdominale, humbje oreksi, kostipacion, diare” tha ai, ndërsa theksoi se tipike e gastrit janë këmbët e ftohta dhe dhimbje në shputa.

Por përse disa persona vuajnë nga gastritis, sipas Ylli Meres ka disa

“Ulja e PH në stomak, çrregullimi gjatë marrjes së vakteve, pirja e kafesë me stomakun bosh, abuzimi me pijet alkoolike, duhanin, medikamentet e ndryshme dhe rritja e Helikobakter Pylori

Ai sygjeroi përdorimin e disa bimëve dhe çajrave bimorë që do të ndihmojnë në trajtimin e gastritit.