Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë frikase me kërpudha / Petanik me fasule / Krepa me brumë thjerrëzash.
Kujdesi për lëkurën është një temë e rëndësishme dhe shpesh shpërndahen mite të ndryshme që mund të ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme të kujdesit për lëkurën. Në këtë bisedë në “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi, flasim për mitet dhe të vërtetat që mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si të keni një lëkurë të shëndetshme në çdo moshë dhe cilat janë gabimet më të zakonshme që bëjmë. Gjithashtu tregojmë si të kemi një lëkurë të hidratuar në çdo stinë, pasi një rutinë e kujdesshme, e balancuar dhe e përshtatur për llojin dhe nevojat e lëkurës sonë është çelësi për një lëkurë të shëndetshme gjatë gjithë vitit.
Gjetan Keta - Nga ringu në jetë, sakrificat, fitoret dhe sfidat e një kampioni… Gjermania ishte vendi i mundësive për Gjetan Ketën. Me një karrierë të gjerë në fushën e boksit ai ka triumfuar jo pak herë para kundërshtarëve, ku numëron 27 ndeshje me 23 fitore. Njëkohësisht Gjetan Keta ka fituar dhe tituj interkontinentalë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, ai zbulon pse vendosi të kthehet përfundimisht në Shqipëri, duke ndarë shumë detaje për planet e tij të së ardhmes. Kujtojmë se Gjetan Keta është vëllai i kampionit Ismail Keta. Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kampionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë Bote dhe Europe në sportin e kikboksit dhe boksit.





















