Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Dhjetor 2025 – Receta festive / Ide dhuratash/ Kujdesi në tryezën festive, këshilla shëndeti / BowlRing

22 Dhjetor 2025, 16:30 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2025, 16:30

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kompekaj me petë, ëmbëlsirë e traditës / Byrek me petë të pjekura dhe arra.

Gjatë festave, tryeza bëhet qendra e ngrohtësisë familjare dhe e momenteve të veçanta. Përveç shijes, edhe mënyra se si serviren gatimet luan një rol të rëndësishëm në krijimin e atmosferës festive. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli", sipërmarrësja Marsida Mici me përvojë të gjatë në treg, na flet për rëndësinë e detajeve në shtrimin e tryezës, duke prezantuar enë dhe aksesorë kuzhine me stil festiv, cilësi dhe çmime të arsyeshme, që i japin çdo vakti një pamje të veçantë.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festat, një periudhë gëzimi dhe bashkimi, ku tryezat më shumë se kurrë mbushen plot e përplot me ushqime tradicionale e moderne dhe shije të larmishme. Por krahas atmosferës festive, kjo është edhe koha kur rriten ndjeshëm urgjencat dhe komplikacionet shëndetësore, shpesh si pasojë e teprimit me ushqimin dhe pijet. Cilat janë rreziqet që vijnë nga mbingrënia, dhe cilat janë gabimet më të mëdha që ne bëjmë? Cilat ushqime, bimë apo erëza duhet të jenë patjetër pjesë e tryezës festive për të ndihmuar organizmin? Dhe cilët kategori personash duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, specialisti i njohur i bimëve mjekësore Ylli Merja, ndan në “Rreze Dielli” këshilla të vlefshme për festa më të shijshme, por edhe më të shëndetshme.

Argëtimi në Tiranë merr një dimension të ri me hapjen e BowlRing, destinacioni më i ri i lojës dhe zbavitjes në RING Center. Me një koncept modern dhe ambiente të kuruara për çdo moshë, BowlRing premton eksperienca dinamike, momente argëtuese dhe energji pozitive për familje, miq dhe grupe shoqërore. Një vend ku loja, shoqëria dhe adrenalina takohen në një hapësirë unike.

MC/Shqiptarja.com