Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 24 janar 2023)

24 Janar 2023, 15:35 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 15:48:10

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, folëm për fansat dhe deri ku shkon çmenduria e tyre? Të ftuara në studio psikologia Jonida Haxhiu dhe ish-pjesëmarrësja në BB Fjorentina Halili folën më tepër për këtë temë. Në një lidhje skype, piloti Arbër Xhaja, i cili shpesh dërgon përmes ajrit supriza të ndryshme në Big Brothet Vip, foli për fiksimin e fansave me këta personazhë.

Po ashtu dy këngëtarët Mirgen Zela dhe Bledar Kaca, folën për këngën e tyre kushtuar Luiz Ejllit. Një një lidhje viber nga Tetova piktorja e talentuar Arbnora Huseini, e cila ka realizuar portretet e Luiz Ejllit dhe Kiara Tito. Gjithashtu në bisedë me Beli Cafin presidente e shoqatës ‘Bukuria Shqiptare’e cila komentoi lookun e personazhit shumë të përfolur Luiz Ejlli. 

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Dy recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Llukanik me lakër të bardhë dhe krahë dhe cungje pule të shuara me birrë.