Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 25 janar 2023)

25 Janar 2023, 15:04

Dhimbjet e qafës dhe ato të shpatullave janë ndër më të përhapurat në vitet e fundit. Në në intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Ledina Nikolla tregoi ushtrimet më të mira që mund të realizojmë në kushte shtëpie. 

Blogerja Erdona Bjeshkaj në rubrikën “Bëje vet’’ në Rreze Dielli, këtë javë solli si sugjerim një maskë me banane dhe niseshte misri për një fytyrë rinore.

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak, speca të mbushura me perime dhe mish të grirë dhe supë me hithra.