Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 27 janar 2023)

27 Janar 2023, 14:49

Adoleshentët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të prirur drejt pirjes së duhanit. Për të diskutar më tepër për këtë temë në studion e Rreze Dielli ishn të ftuar Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit dhe Klotilda Jaupi, drejtoreshë e Gjimnazit “Qemal Stafa”.

Gjitashtu për të ndarë mendimin e saj për duhanpirjen tek adoleshentët iu bashkua panelit përmes një lidhje skype psikologia Adelina Pjetra, si dhe gjimnazisti Seni Cene.

Peisazhi i Vjosë-Nartës, habitati i saj kërcënohet nga peisazhi i bizneseve të ndryshme. Së fundmi PPNA ka ndërmarr një nismë për mbrojtjen e saj. Në një lidhje skype me studion e “Rreze Dielli” eksperti i mjedisit Joni Vorpsi të PPNA foli  më tepër për këtë nismë.

Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: gurabije me shije limoni, bukë misri me salcë kosi dhe pufka brumi të kripura.