Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 27 shkurt 2023)

27 Shkurt 2023, 15:27

Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patëllxhanë në furrë dhe Hamburger në kushte shtëpie

Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Marsi do të jetë një muaj i gjatë me shumë zhvillime. Hëna e plotë në Virgjëreshë më 7 Mars, do të ndikojë si tek Virgjëresha ashtu edhe tek Peshqit. Do të jetë një muaj dinamik, me ndyshime në punë, por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. Shenjat më të favorizuara të muajit janë Dashi i 10-të ditëshit të tretë, Peshorja, Gaforrja dhe Binjak i 10-të ditëshit të parë. Sipas Pullës këto shenja kanë të gjithë kohën e duhur në dispozicion për t’a shfrytëzuar dhe për të marrë maksimumin e mundësive. Një punë e re do të ketë mundësi të zhvillohet pas datës 11-18 Mars, ndërsa zhivillime të reja dhe mjaft pozitive për të gjitha shenjat pritet pas datës 25 Mars. Fundi i muajit sjell favorizime në punë e karrierë dhe sidomos në blerje pasurish të paluajtshme. Në përgjithësi edhe pse muaji do të jetë dinamik do të jetë pozitiv me lajme të mira, vetëm kujdes në çdo veprim dhe vendim që duhet të merni, mos u nxitoni.

Ndërsa në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga shqetësimet më të mëdha që ka popullata sot, problemet dhe vështirësitë në tretje. Cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore. Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja; Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku; Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër; Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica