Emisioni i plote Rreze Dielli (3 Mars 2023) - Receta tradite/Berberi i pazakontë/ Shigjetaria/Performancë violine

3 Mars 2023, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 15:52:10

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta: një pjatë e shpejtë, por me një shije unike / Birjan me jufka dhe pulë nga duart e Alma Cukës, amvisës dibrane

E njohur si një ndër sportet më të vjetra në botë, shenjestra me hark sportiv është edhe sot e kësaj dite shumë e preferuar nga ata që harkun tashmë e kanë zgjatim të duarve, për shkak të dashurisë dhe pasionit për këtë disiplinë. Prej 9 vitesh, ky sport është bërë shumë popullor dhe në Shqipëri, ndërsa moshat që e kanë përqafuar janë nga më të ndryshmet, që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit që gjithashtu janë shumë të talentuar dhe shumë të gatshëm ta provojnë. I ftuar në “Rreze Dielli” Harkëtari Elvin Shyta, i cili në profesion është dhe fizioterapist tregon se ky sport ka mjaft efekte pozitive edhe në aspektin fizik.

Në një lidhje skype nga Sheshi Bra i Veronës me berberin më të pazakontë shqiptar, Azem Sheshi. Ai nuk është si berberët e tjerë, jo për faktin se jeton në Verona, por për mënyrën e pazakontë që qeth, duke përdorur zjarrin, me sy mbyllur apo me tre gërshërë. “Unë i pres flokët klientëve duke përdorur zjarrin, me tre gërshërë apo me sy mbyllur. Të gjithë ata që më ndjekin në rrjetë sociale apo në vendin e punës, habiten, por kur shohin rezultatet janë të befasuar nga puna ime”. Të gjithë suksesin e tij, ai ia dedikon familjes, që sipas tij ka qenë forca e tij më e madhe. ”Për herë të parë nisa punë kur isha vetëm 16 vjeç, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, ndërsa sot jetoj në Verona, qytet që më ka pranuar dhe jam përshtatur”. Ai është bërë shumë popullor në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, pa harruar dhe tik-tokun ku ka një numër të madh ndjekësish që e admirojnë punën e tij.

Sensuale / Surprizon me performancën e saj violinistja klasiko-moderne Edlira Shkurti.