Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Dhjetor 2025 – Receta festive / Tryeza e Vitit të Ri, ide dhe këshilla

30 Dhjetor, 15:39 | Përditesimi: 30 Dhjetor, 15:39

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Vasilopita - Ëmbëlsirë tradicionale greke e Vitit të Ri / Byrek me petë sfoliat.

Tryeza e Vitit të Ri është më shumë se një bashkim ushqimesh, ajo është simbol i festës, traditës dhe shpresës për një fillim të mbarë. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me Entela Cenko, sommeliere; Laureta Saliaj, amvisë dhe Gëzim Balashi, shef kuzhine; do të ndalemi te ushqimet që përgatisim në shtëpi dhe ato që zgjedhim të shijojmë në restorant, te pijet që shoqërojnë më së miri festën dhe te ritualet që i japin kuptim ndërrimit të viteve. Përmes përvojave dhe këndvështrimeve të ndryshme, do të zbulojmë se si ndërthuren shija, kultura dhe emocionet në natën më festive të vitit, duke e kthyer tryezën e Vitit të Ri në një moment të paharrueshëm për familjen dhe miqtë.

MC/Shqiptarja.com