Emisioni i plotë Rreze Dielli (30 janar 2023)

30 Janar 2023, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 09:58:32

Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule me lëng kockash e sallam hungarez dhe Qofte orizi Në rubrikën “Parashikimi i Yjeve”, astrologu Jorgo Pulla komentoi si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike dhe cilat do të jenë datat më të rëndësishme të muajit Shkurt për 12 shenjat e Zodiakut Ndërsa “Bima dhe Shëndeti” këtë javë u ndal në sekretet e një nate për gjumë të qetë me zero gërhitje. Nga se ndodh gërhitja, pse disa njerëz gërhasin më shumë, cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë më së shumti? Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja, tregoi kurën natyrale me bimë mjekësore që e largon gërhitjen brenda 5 ditëve