Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Spektakël, këngë, valle e humor - Gëzuar 2026!

31 Dhjetor, 15:05 | Përditesimi: 31 Dhjetor, 15:05

Zonja Albana solli tre receta të shpejta festive plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kurorë me petë sfoliat me kërpudha dhe djathë / Antipastë festive me djathë, boronica dhe arra / Bonbone kokosi.

Festojmë Vitin e Ri në studion e ‘Rreze Dielli’ me miq të mirë. Tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit, personazhe nga fusha të ndryshme të ndajnë përjetimet dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një tjetri. Në tryezën tonë festive kishim të ftuar gazetarin e njohur Rezear Xhaxhiu, influenceren karizmatike Tea Dupi, këngëtaren e muzikës popullore Paro Ziflaj, sipërmarrësen Evis Sinojmeri, super-energjikun Gazmend Ujkashi, si edhe bandën muzikore të të rinjve shumë të talentuar Aroilda Albrahimi, Aldi Damo dhe Florian Sadushi. Ata sollën në studio një atmosferë të gjallë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit i shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat dhe video-mesazhet e mbërritura në studio përcollën emocione të forta, duke prekur zemrat e të ftuarve, të cilët ndanë me publikun momente të veçanta dhe përjetime nga njerëzit e tyre të dashur. Emocione, lot, por edhe humor, përmes pyetjeve pikante që sollën buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme.

MC/Shqiptarja.com