Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shkurt 2025 – Receta/ Ankesat në çift burrë e grua

6 Shkurt, 15:38

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë dhe speca / Supë me perime të stinës /Kek me mandarina në tigan.

Studimet sociologjike tregojnë se ankesat që burrat dhe gratë kanë zakonisht për gjininë e kundërt të tyre në çift, janë të panumërta dhe shpesh të dyja palët pretendojnë se nuk kuptohen mirë nga personi më i afërt. Por cilat janë katër ankesat më të zakonshme që kanë gratë ndaj burrave dhe burrat ndaj grave: Martesa jonë është e konsumuar - Intimiteti nuk më kënaq më - Ndihem sikur burri im apo gruaja më injoron - Burri apo gruaja nuk më njeh vërtetë… Në lidhje me këtë temë flasim në "Rreze Dielli" me Tea Dupi, Neritan Liçaj dhe Ilir Beqiri. Çfarë mendojnë panelistët tanë? Duket se çiftet e brezit të mëparshëm qëndronin më gjatë bashkë, ishin më të duruar apo nuk kishin zgjedhje të tjera? A ka ndryshuar dashuria dhe respekti mes partnerëve me kalimin e kohës? Çfarë ankesash kanë burrat shqiptarë për gratë sot dhe anasjelltas, çfarë mendojnë gratë?