Emisioni i plotë Rreze Dielli (7 Shkurt 2023)

7 Shkurt 2023, 18:20

Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me mandarina, supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar, qofte të rreme në kos. 
Çfarë fshihet pas tharjes së gojës, hidhërimit dhe shijes së keqe? Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”. Specialisti i Bimëve Mjekësore Ylli Merja tregon trajtimin përmes bimëve popullore.
Gjithashtu publiku realizon telefonata live me specialistin e bimëve mjekësore për shqetësimet e ndryshme shëndetësore që mund të kenë.