Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me makarona / Çomlek me mish / Revani e pjekur me niseshte.
Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave! Event-trajnimi “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi, synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, sisteme, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të biznesit tuaj. “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit si edhe për këdo që dashuron botën e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” çoje biznesin tënd drejt niveleve më të larta! Për të folur në lidhje me këtë event, më i madhi për sipërmarrësit, i cili do të mbahet në datat 11-13 prill, diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me sipërmarrësin Eglent Bici.
Lëvizja vullnetare në qytetin e Shkodrës 'Gratë Frymojnë Vlera' ka promovuar 88 gra të nderuara për kontributin e tyre. Drejtuesja e lëvizjes bashkë me gra të tjera flasin për këtë lëvizje të mrekullueshme, si dhe për rolin e grave në biznes dhe shoqëri. Si shihet ndikimi i këtij eventi në gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme? Çfarë mund të ndihmojë kjo lloj njohjeje për gratë në të ardhmen? Ky event ka sjellë jo vetëm një pasqyrë të historive të suksesshme, por gjithashtu ka krijuar një atmosferë shumë pozitive dhe frymëzuese. Flasim në një bisedë të këndshme në “Rreze Dielli” me tre zonja shkodrane Farida Zmijani Ramadani, Anila Hetoja dhe Rozi Sterkaj.