Emisioni i plotë Rreze Dielli (9 Shkurt 2023)

9 Shkurt 2023, 15:02 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 15:02:48

Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jahni me mish viçi në tavë dheu me petë sfoljatë / Pogaçe me gjizë dhe mëmëligë me arra dhe djathë

Në prag të ditës së të dashuruarve flasim për MARTESËN, cili është sekreti për një jetë të lumtur në çift.Në studion e “Rreze Dielli” ishin të ftuar çifti amerikan Ned & Jorid Spiecker, prindër të 3 fëmijëve flasin për rrugëtimin e dashurisë së tyre 30 vjecare dhe cili ka qenë “çelësi” i suksesit i një marrëdhënie të shëndoshë.  


Perkthyesja shqiptare Loreta Schillck prezanton Shqipërinë në Stuttgard të Gjermanisë përmes veshjeve tradicionale, letersise, muzikës, dhe kulinarisë shqiptare. Loreta, një intelektuale e martuar me shtetas gjerman ka menduar t’ju prezantojë intelektualeve në qytetin ku jeton një copëz Shqipërie. Në një lidhje skype për “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për këtë iniciativë të saj. 

Amerikania Whitney Peck rrëfen në “Rreze Dielli” pasionin e vecantë për muzikën si dhe vështirësitë e përshtatjes me kulturën shqiptare dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me Lushnjën, qytetin e parë në të cilin jetoi sapo mbërriti në Shqipëri