Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 24 Mars 2023 – Receta plot shije / BBV nën “lupën” e Robert Aliaj / Fotografi i pazakontë

24 Mars 2023, 17:16

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka furre me mish të grirë /Tortelini me pesto Genovese /Petulla me portokall.

Në skype nga Brukseli me Robert Aliaj Dragot, artisti kontrovers komenton ngjarjet më të fundit në Big Brother Vip Albania. Si e ka parë Kristin brenda shtëpisë më të famshme, Roberti. Cili është opinioni i tij për lojën në BBV, personazhi më pragmatist aty, më kritiku, më i forti, më inteligjenti dhe kush mund të fitojë. Si mund të menaxhohet fama në këto nivele, çfarë këshille do u jepte Robert Aliaj disa nga konkurenteve specifikisht… Gjithashtu Roberti u ndal dhe në emocionet për vajzën e tij Gala, e cila prezantoi këto ditë filmin e parë me metrazh të shkurtër.

Në studion e "Rreze Dielli" me Brian Hoxha, fotografi i pazakontë i cili fotografon njerëz të rastësishëm në rrugët e Tiranës dhe i kthen ato në histori njerëzore duke u bërë shumë viral në instagram dhe rrjete sociale. Fotografi rrëfen si lindi ky pasion i trashëguar nga i ati, për të "dokumentuar" jetën, të gjithë personazhet e objektivit të tij janë njerëz nga përditshmëria jonë.