Ermira Xhomaqi: Pak dritë për gjyshërit e mi

4 Janar 2022, 07:34

Ermira Xhomaqi ishte foshnje 2 vjeç kur gjyshi i saj Abdulla Rami, avokati i diplomuar në Montepelier, u nda nga jeta, në internim, në një kasolle qerpiçi në Gosë të Kavajës.Gjyshi tjetër i saj Zenel Xhomaqi ishte pushkatuar që në vitin 1945. Të dyja familjet, prej nga Ermira rrjedh, ishin pre e një persekutimi të ashpër e të gjatë. Të ishe mbesë e dy gjyshërve të tillë, do të thoshte, se fati të kishte shenjuar për të qenë në qendër të persekutimit. Gjatë gjithë viteve që jetoi nën regjimin komunist, Ermira ndjeu peshën e represionit, e cila më vonë i shërbeu si forcë për të dalë në sipërfaqe e për të ecur në rrugët, ku mund të ndriçonte emrat e dy gjyshërve të saj