Familja italiane kërkon ndihmë në 'Pa Gjurme'/ Zhdukja e 30-vjecarit Emanuele Nocera, dyshimet për lidhje me shqiptarët në Sicili

2 Dhjetor 2020, 17:40

Apeli për ndihmë erdhi nga Iljana Veglio e cila është në kërkim të djalit të saj 30-vjecar Emanuele Nocera, që humbi gjurmët më 5 gusht të këtij viti. Ajo iu drejtua emisonit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, që ndiqet anekënd botës, këtë herë mbërriti përtej Adriatikut, në qytetin Alba në Itali. Në një lidhje me telefon këtë të mërkurë kunati i Emanueles, shqiptari Miri Shehu, bën thirrje për ndihmë në emër të familjes italiane.