Fërgesë kima me lakër dhe vezë nga zonja Albana

15 Nëntor 2023, 12:36

Fërgesë kima me lakër dhe vezë

Përbërësit:

  • Lakër e bardhë
  • Mish i grirë
  • Qepë e thatë
  • Salcë domate
  • Pak oriz
  • Vezë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Shpesh herë mbushja që përgatisim për dollamat na tepron, me këtë masë mund të përgatisim një kimë apo një fërgesë shumë të shijshme duke shtuar tek harxhi i mbushjes pak salcë domate pelte dhe 2 lugë majdanoz të grirë. E lëmë të ziejë mirë duke rregulluar shijen me erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Bëjmë 2-3 gropëza si fole për të shtuar vezët. Sipër vezëve hedhim një prekje gishtash piper dhe kripë, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta në temperaturë të ulët.