Fërgesë me patëllxhanë dhe vezë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 3 qepë
- 2 speca
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lgj koncentrat domate
- 2 domate
- 3 lgj vaj
- 1 lgj gjalpë
- 100 gr djathë i bardhë
- Kripë, piper i zi
- 1 vezë për person
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim në kubikë mesatare patëllxhanët dhe i kaurdisim në yndyrë. Më pas shtojmë qepët e grira imët dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë, hudhrat e shtypura dhe salcën e koncentruar të domateve. E shuajmë gatimin me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e freskëta të prera në kubikë si dhe 1 filxhan çaji me ujë. E lëmë gatimin të ziejë për rreth 10 minuta dhe në sipërfaqe shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar dhe 1 vezë për person. Në fund e spërkasim me majdanoz të freskët dhe piper të zi.