Fërgesë me speca dhe gjizë, receta më e shijshme e verës nga zonja Albana

3 Shtator, 09:16

Fërgesë me speca dhe gjizë

Përbërësit:

  • 300 gr speca
  • 500 gr domate
  • 200 gr gjizë
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 5 thelpinj hudhër
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj
  • 1 lgj miell misri
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht pjekim specat në furrë ose i skuqim në tigan. Më pas shtojmë tek specat gjizën që e hollojmë me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës. E lëmë derisa të përthithen lëngjet e gjizës dhe më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës pak minuta në furrë ose e përfundojmë gatimin në tigan.