Fërgesë me speca nga zonja Mirela

21 Shtator, 11:16 | Përditesimi: 21 Shtator, 11:16

Fërgesë me speca

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 400 g domate
  • 300 g gjizë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Kaurdisni specat në tigan me pak vaj ulliri sa të skuqen, hiqini mënjanë. Po aty kaurdisni domaten me kripë e piper dhe pak ujë nëse duhet. Kur të tretet fare domatja shtoni gjizën, specat, pak spec djegës pluhur dhe hudhrën. E përzieni mirë edhe e skuqni sa të dali yndyra sipër.

MC/Shqiptarja.com