Fërgesë tradicionale me suxhuk
Përbërësit:
- 300 gr suxhuk FIX
- 6 lgj gjizë
- 300 gr kos i trashë
- 3 vezë
- Kripë, piper i zi
- Spec i kuq i ëmbël
Përgatitja:
Suxhukun e presim në disqe dhe e kaurdisim me pak yndyrë. E largojmë nga tigani. Gjizën e përziejmë me kosin, shtojmë vezët e rrahura dhe në yndyrën e suxhukut e kaurdisim. Shtojmë më pas suxhukun sipër dhe e vendosim në furrë për pak minuta sipas dëshirës. E servirim me pak gjalpë të tretur me pluhur speci të kuq.