Figuroi si deputete jashtë grupit parlamentar, Vokshi-Nikollit: Rregullojeni ose do ju padisë për abuzim me postin

12 Dhjetor 2022, 21:23

Në listën e diskutantëve sot Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi ishin futur si “deputetë jashtë grupeve parlamentare”. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Albana Vokshit që iu drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të rregullonte “gabimin”, pasi në të kundërtën do e padiste.