Fileto pule në furrë të marinuara me kos dhe sallatë festive me patate dhe salçiçe / Pjesa e parë

26 Shkurt 2020, 15:36

Fileto pule në furrë të marinuara me kos

Përbërësit:

1 kg fileto pule

1 lugë gjelle miell

1 tas kos (400 gr)

1 1/2 filxhan kafeje vaj

Kripë dhe piper i zi

1 lugë çaji piper i kuq

1 thelpi hudhër

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës dhe e presim atë në kubikë sipas dëshirës suaj.

Në një tas vendosim një lugë gjelle miell, kos, vaj, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe 1 thelpi hudhër të shtypur.

I përziejmë të gjithë përbërësit derisa të na formohet një masë në trajtën e një salce.

Vendosim në të copat e pulës dhe I përziejmë mirë me qëllim që të na vishen me salcën.

E mbulojmë dhe e lëmë 30 minuta ose një orë në frigorifer.

Nxehim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Vendosim copat e pulës njëra pas tjetrës në tepsi. Salcën që ka tepruar e hedhim mbi copat6 e mishit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur për 50 minuta.