Fileto viçi me açeto balsamike nga zonja Vjollca

22 Dhjetor 2020, 11:46

Fileto viçi me açeto balsamike

Përbërësit:

600 gr fileto viçi

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle vaj

1 thelpi hudhër

sherebel dhe rozmarinë

50 gr gjalp

1/2 gotë verë të kuqe

2 lugë gjelle uthull balsamike

1 shegë për servirje

Përgatitja:

Mishin mund ta presim të trashë ose mund ta lëmë ashtu sic është. Marinojmë mishin me kripë dhe piper të zi. Në një tigan vendosim vaj, limon, 1 thelpi hudhër, 1 degë rozmarinë, sherebel I kaurdisim këto sëbashku sat ë aromatiozojmë vajin e më  pas vendosim mishin duke e rrotulluar çdo 2 minuta nga të gjitha anët deri sa mishi të ngjyrë të kuqërremtë. Shërbejmë me verë dhe 2 lugë gjelle uthull balsamike e lëmë mishin sat ë marrë pak valë dhe e largojmë duke e lënë pak të qetësohet, lëmë salcën të ziejë duke shtuar në të gjalpin ose ( 2 lugë gjelle para) sit ë preferoni e lëmë të marrë valë deri sa të trashet dhe e shërbejmë fileton e viçit në kokrr shege dhe pak salcë duke e zbukuruar me rozmarinë.