Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë / Shije speciale nga zonja Albana

23 Dhjetor, 11:08 | Përditesimi: 23 Dhjetor, 11:08

Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr mëlçi (viçi ose pule)
  • 1 qepë e madhe
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 domate ose 3–4 lgj salcë domatesh
  • 200-300 gr gjizë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 lgj miell misri
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi, piper i kuq i ëmbël ose djegës

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët në vaj derisa të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe vijojmë skuqjen derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë melçitë e prera në copa të vogla dhe i skuqim derisa të ndrydhen dhe të marrin ngjyrë. Shtojmë domatet e grira ose purenë e domates, miellin e misrit, hudhrën dhe erëzat. E lëmë të ziejë derisa salca të trashet. Më pas shtojmë gjizën dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. E kalojmë fërgesën në një tavë të vogël dhe e vendosim në furrë në 180°C për 15–20 minuta, derisa të marrë sipër një ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com