Sallatë ruse festive nga zonja Albana

24 Dhjetor, 12:10 | Përditesimi: 24 Dhjetor, 12:10

Sallata Ruse

Përbërësit:

  • 600 gr patate
  • 300 gr karrota
  • 250 gr bizele
  • 2 vezë
  • 300 gr majonezë
  • 60 gr kastravecë turshi
  • 1 lugë çaji uthull ose lëng limoni
  • Kripë, piper i bardhë
  • Kopër ose qepë e njomë
  • Kokrra shege

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe karrotat. Pritini të dyja në kube të vogla, rreth 1 cm (shumë e rëndësishme për formë të rregullt dhe kompakte). Zieni patatet për 8 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen të shtrira në një shtresë. Zieni karrotat për 7 minuta, kullojini dhe lërini të ftohen. Zieni bizelet për 4–5 minuta, pastaj ftohini menjëherë në ujë me akull. Zieni vezët për 9 minuta, qërojini dhe grijini imët. Në një tas të madh bashkoni: patatet, karrotat, bizelet, vezët dhe kastravecët turshi. Shtoni majonezën, uthullën ose limonin, kripë dhe piper. Përziejini me shumë kujdes, që perimet të mos shtypen. Vendosni një kallëp rrumbullak (20–22 cm) mbi pjatën e servirjes. Në qendër vendosni një gotë. Mbushni hapësirën me sallatën ruse, shtypeni lehtë dhe rrafshojeni. Vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë. Para servirjes, hiqni kallëpin dhe gotën. Dekorojeni sipër me kopër ose qepë të njoma dhe kokrra shege.

MC/Shqiptarja.com