Pulë me Kulaç nga zonja Albana

24 Dhjetor, 12:27 | Përditesimi: 24 Dhjetor, 12:27

Pulë me kulaç

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Hudhër
  • Rigon
  • Vaj ulliri

Për kulaçin:

  • 4 gota e gjysmë miell
  • 2 gota ujë i vakët
  • 1 lç sodë buke /1 lgj pluhur pjekje
  • 1 lugë çaji kripë

Për lëngun e përsheshit:

  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, rigon, nenexhik
  • Piper i zi, piper i kuq
  • Ujë dhe lëng pule

Përgatitja:

Lyejeni pulën me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, rigon dhe vaj. Piqeni në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë plotësisht e butë. Ruani lëngun e pulës për më vonë. Ndërkohë përgatisni përsheshin. Përzieni miellin me kripën dhe sodën e bukës (ose baking powder). Shtoni gradualisht ujin e vakët dhe formoni një brumë të butë. Piqeni brumin në furrë derisa të thahet. Më pas thërrmojeni në copa të vogla. Kaurdisni qepën e grirë imët, shtoni hudhrën dhe erëzat. Hidhni ujë dhe lëng pule, lëreni të vlojë pak. Shtoni përsheshin e thërrmuar dhe përziejeni derisa të zbutet e të marrë shije. Vendosni përsheshin në pjatë dhe sipër shtoni copat e pulës së pjekur. Mund të hidhni edhe pak nga lëngu i pjekjes për më shumë shije.

MC/Shqiptarja.com