Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe dhe bie pre e një përdhunimi, dramë kjo që po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes, dhe historinë e saj të trishtë e rrëfeu në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Gjithçka nisi kur Fatbardha ishte akoma një adoleshente, ende pa mbushur17 vjeçe, përjeton tmerrin e një abuzimi seksual. “Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdhunuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin që abuzoi me mua sepse isha e vogël .Pas përdhunimit, që nga ai moment më shkëputën nga shkolla...atë kohë se dija çfarë do të thotë të jesh shtatzënë sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja. Deri sa një ditë gjyshja më mori në shtëpinë e saj dhe aty më priste një mami, Ajo më pa dhe nisi të qajë, sepse e dinte se çfarë më priste, por unë as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Gjyshja ishte e para që kuptoi që unë isha shtatzëne. Kur më dërguan për vizitë doktori më informoi që isha në muajin e 6 të shtatzënisë. Pastaj më mbajtën në Durrës te tezja dhe ajo planifikoi një abort, që kushtonte afro 120 mijë lekë të vjetra dhe ne nuk i kishim mundësi”, tha ajo. Fatbardha rrëfen se si nën presionin e familjes ajo duhet të abortonte fëmijën, edhe pse në mungesë të ardhurash, ajo shprehet se familjarët organizuan gjithçka.“Me ndihmë dhe borxhe arritën t'i mblidhnin paraët, por kur shkova në spital për të bërë abortin, doktori më tregoi fëmijën dhe atë moment unë nuk munda dot ta bëja abortin. Që nga ai çast, prindërit më larguan për te tezja në qytetin e Durrësit. Por pas 2 muajsh fëmija erdhi në jetë, ekzaktësisht në 9 Maj të 1996. Por unë kurrë nuk e preka djalin, as aromën s’ia mora dhe as gji nuk i dhashë. Pasi prindërit më vendosën kusht që nëse merrja djalin me vete në shtëpi duhet të largohesha nga shtëpia. Por unë u ktheva te tezja sepse më mashtruan duke më dhënë një letër ta firmosja, por më pas e kuptova që kisha firmosur braktisjen e djalit. Djalit ja vendosëm emrin Elton nga një infermiere që ishte aty pranë, pasi atë moment unë isha e shokuar”, përfundon me lot në sy 41- vjeçarja. Gjithçka që ajo ruan si kujtim sot, është e qara e tij foshnje dhe shpresat i mban te emisioni “Pa gjurmë”, se një ditë do t’i jepet mundësia jo vetëm ta shikojë por ta përqafojë e të kujdeset për të.
“Firmosa fatin tim të zi, u ndava përjetë”/Përdhunohet e mitura, familja i braktis foshnjën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11