Flutura Açka përlotet në 'Pa protokoll' për të birin e ndjerë: Njeri i bukur që më tregoi si përballohet vdekja

24 Korrik 2021, 07:40

Në fund të intervistës në 'Pa protokoll', Flutura Açka, foli edhe për djalin e saj të ndjerë, i cili u nda nga jeta pa mbushur 18-vjeç nga një sëmundje e rëndë.

E përlotur Açka ka kujtuar ditët e fundit, duke thënë se Jerin në fund të jetës tregoi një forcë të madhe, një njeri i bukur që diti si të përballojë jetën.

"Tani që ka kaluar ca kohë nuk qaj dot më por nuk mbushem dot me frymë! Dhimbja tashmë është në një stad tjetër", tha ndër të tjera.