Foto dhe video ekskluzive në ’Pa Gjurmë’ për të humburin fierak

5 Shkurt 2021, 18:33 | Përditesimi i fundit: 2021-02-09 17:03:57

Zhduket babai i dy vajzave, 46-vjeçari Gramoz Lulaj Ishte viti 2013 kur Gramozi nisi sërisht të shfaqte probleme të shëndetit mendor. Meraku i kryefamiljarit ishte të shkonte në Tiranë ose Fier për t’u operauar, pasi nuk ndjehej mirë me shëndetin e tij. Anila merr kunatin në telefon dhe ky i fundit vjen në shtëpi për t’u takuar me të vëllanë. Pasi bisedojnë, Jetnori largohet dhe Gramozi i thotë Anilës se duhej të shkonte në qendër të Varibotit për tu takuar me një shok. Kur i vëllai Jetnori merr Anilën në telefon ajo i pohon se Gramozi tashmë kishte dalë për të takuar shokun e tij. Jetnori i shqetësuar për të vëllanë niset në qendër të Varibotit për të kërkuar Gramozin. Por ai nuk gjendej askund. Në mbremje të shqetësuar për humbjen e tij bëjnë denoncim në polici. Informacioni i vetëm që kanë mundur të mësojnë familjarët ka qenë ai i një bashkëfshatari, cili pretendon se e kishte parë Gramozin dy ditë pas zhdukjes së tij te ura e Shaqit në Fier tek parku, ulur në një stol me dy duart mbi kokë. Me tej familjarët s’kanë mundur të mësojnë më asgjë për fatin e 48 vjeçarit, babait të dy vajzave Donika dhe Lediona 10 dhe 8 vjeçe. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30