Fushata për 14 majin/ Ndoka: Rama përdridhet nëpër sheshe se është në panik! Shehi: Luftën e kemi kundër PS! Shabani: Sillen si bajraktarë, jo si funksionarë

5 Maj 2023, 22:22

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, përveç ‘betejës politike’ mes mazhorancës dhe opozitës për kryebashkiakët, një pjesë e fushatës është e përqendruar edhe tek sigurimi i votave për Këshillat bashkiakë. Partitë e vogla të djathta, janë angazhuar në këtë pjesë, për të arritur të kenë përfaqësues në këto këshilla bashkiakë në mënyrë që të kenë një pasqyrim të mbështetjes që kanë ato në popull