Berisha nuk njeh as kandidatët e vet, gafat në Kavajë dhe Përmet

22 Prill 2023, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2023-04-22 18:18:41

Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit të tij për Bashkinë Përmet, por teksa nisi të fliste ai nuk i mbante mend emrin. Për disa sekonda me radhë Berisha kërkonte të kujtonte mbiemrin e tij, shihte mos kishte dicka të shkruar në fjalim, por asgjë. U desh të flisnin nga salla që ai të ftillohej. Nuk është hera e parë që Berishës i ndodh dicka e tillë gjatë kësaj fushate. Edhe në Kavajë ai pësoi të njëjtën gjë. Kuptohet veç halleve të tjera që ka edhe mosha bën të vetën.