Gazetarja Elsa Ymeri: Rrjetet sociale një 'dritare' që nuk duhet marrë si e mirëqenë nga të rinjtë

18 Qershor 2020, 12:07

Sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuara kirurgia plastike Senera Hoxha dhe Elsa Ymeri, të cilat diskutuan mbi ndikimin që kanë mediat virtuale në dëshirën e të rinjve por jo vetëm për të përmirësuar pamjen e tyre sipas standarteve që paraqiten në rrjetet sociale.

E pyetur se si ndikojnë rrjetet sociale në gjendjen psiklogjike të të rinjve, ndërsa shohin një standart të caktuar bukurie Elsa Ymeri u shpreh se të rinjtë janë shumë të ndjeshëm ndaj promovimit të jetës luksoze por edhe të pamjes së tjetrit në rrjetet sociale.

‘’ Dritarja e Facebookut, Instagramit nuk duhet marrë asnjëherë e mirëqenë është tjetër gjë kur ti je I qartë në profesionin tënd dhe të gjithë e dinë kush je, cfarë je dhe cfarë bën. Në raste të tjera kur përpiqesh të ndërtosh një profil tëndin  profesionalish sepse tendenca është gjithmonë kjo që ti ndërtosh dicka, një imazh. Për të rinjtë është shumë e vështirë për tu përballuar. Duke parë dukjen e tjetrit, pasjen e tjetrin që ti nuk e ke gjërat që tjetri I ka ti gjithsesi nuk mund ti dish sepse jo të gjithë pasqyrojnë atë që duan të pasqyrojnë  në rrjet, pra është gjysma e asaj që ti nuk e di fare se cndodh me jetën e tjetrit në të vërtet por duke parë një larmi gjërash, edhe tek pjesa e të mirave material që tjetri mund të ketë, fakti që ka disa lukse më shumë se ty të rinjtë, adoleshentët kryesisht janë shumë të ndjeshëm’’ shprehet ajo.