Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine nga zonja Albana

11 Maj 2023, 11:34

Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine

Përbërësit:

  • 800 gr bishtaja
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 2 domate
  • 1 fç kumbulla shahine
  • Vaj ulliri
  • Gjethe mente
  • Kripë, piper  

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë bishtajat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas largojmë bishtajat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende, kumbullat shahine si dhe bishtajat e kaurdisura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të përbërësve. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit nëse duan që lëngu të jetë pak më i plotë mund të shtojmë pak miell të holluar me ujë. E spërkasim me gjethe mente, e lemë pak të ajkoset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.