Gjellë me bishtaja nga zonja Albana

15 Qershor 2022, 12:43

Gjellë me bishtaja

Përbërësit:

  • 500 gr bishtaja
  • 1 fl. kafeje oriz
  • 3 domate ( në rende)
  • 5-6 domate qershi
  • 1 qepë
  • 1/2  tufë majdanoz
  • spec i kuq pluhur
  • kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepët, sikurse dhe bishtajat e prera diagonal. I shtojmë erëzat dhe salcën e domates sikurse dhe buljoninose ujin. Kur ziejnë shtojmë orizin dhe domatinat.  Spërkasim me majdanoz dhe rregullojmë shijen.