Gjellë me bizele, patate dhe karrota nga zonja Albana

17 Qershor 2022, 12:34

Gjellë me bizele, patate dhe karrota

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 1 qepë
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 200 gr bizele
  • 3 domate të grira
  • 2 lgj vaj vegjetal
  • 1 fetë xhinxhër
  • 1 degë selino
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepën e grirë, e kaurdisim në vaj shtojmë mishin, I kaurdisim derisa mishi të pijë lëngjet e veta, shtojmë patatet dhe karrotat, bëjmë një kaurdisje dhe shtojmë salcën, xhinxherin, selinon dhe bulion. I lëmë të ziejnë për 15 minuta, shtojmë bizelet dhe sërish e shtojmë me ujë derisa të ngelet uji në nivelin e perimeve. E rregulojmë shijen me kripë dhe piper.